Friday, December 29, 2017
Friday, November 17, 2017
Ja çfarë I ka ndodhur kompozitorit të ri Samuel Kodra !
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por
jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare.
Kompozitori i ri Samuel Kodra, i cili ka 2 vite që po mundohet të krijojë një
karrierë duke kompozuar muzikë e zhenereve të ndryshëm atij i hapin një fake account.
Me ndihmën e miqve të tij ka arritur që të bllokohet llogaria e hapur në emër të Samuelit dhe të
një kolegeje të tij. Raporti që kanë midis njëri-tjetrit personat në foto janë vetëm pune, por
nuk është gjetur ende autori i hapjes së llogarisë pasi përmbante dhe foto të
Samuelit dhe Matildës.
Nuk është e vështirë të bësh karrierë në muzikë nëse punon fort,
por duhet bërë kujdes nga ujqërit që të prishin reputacionin.
Sunday, October 29, 2017
Shuhet në moshën 31 vjeçare Adela e Big Brother !
Policia ka dhënë informacion zyrtar
për vdekjen e moderatores Adelajda Xhamani. Në një njoftim të shkurtër për
mediat, policia thotë se 31 vjeçarja vuante nga epilepsia.
Më datë 29 Tetor, në orët e para të
mengjesit, në rrugën e Thesarit, është gjetur e pa jetë në banesën e saj, e
cila jetonte vetëm. Nuk ka patur asnjë shenjë dhune, Adela vuante nga
epilepsia, por pritet nga vendimi i mjekut ligjor, thuhej në njoftim.
Adela ndërroi jetë e një ataku
kardiak. Lajmi për vdekjen e saj në mënyrë kaq të papritur në moshë fare të re
ka tronditur mbarë opinionin publik.
Adelajda u bë e njohur në
spektaklin Big Brother e vitit 2009, ku mbërriti deri në finale. Adela tërhoqi
vemendjen jo vetëm për thjeshtësinë e saj që e karakterizonte, por dhe për
bukurinë e saj ku disa e krahasonin me aktoren Hollivudiane Angeline Jolie.
Adela e big Brother kishte përfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe pasi u bë
pjesë e televizionit, ndoqi ëndrrën e saj për t’u bërë gazetare. Adela punonte
për shtypin rozë, dhe ishte kryeredaktorja e një reviste, dhe ajo ftohej shpesh
në studiot televizive.
Chorori Media/ O. Sherifi
Hera e fundit ne emison televiziv - Video
Friday, October 13, 2017
Shtyhet afati i regjistrimeve ne ciklin e dyte master
Ne mbledhjen e Dekanit te dates 09.10.2017 mbeshtetur edhe
ne nr. 18 dt. 16.10.2017 per disa shtesa dhe ndryshime ne udhezimin nr . 15
date 19.05.2017 “per procedurat e aplikimit dhe te regjistrimit dhe programet e
ciklit te pare te studimeve” , ne programet e studimeve me karakter professional,
si dhe ne programet e integruara te
studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet e arsimit te larte, ni vitin akademik
2017-2018 u vendos qe te shtyhet afati I regjitrimeve ne ciklin e dyte master
per vitin akademik 2017-2018.
a. Aplikimet shtyhen deri me date 20.10.2017
b.
Shpallja e fituesve 24.10.2017
c.
Ankimet 24-26.10.2017
d.
Regjistrimi i fituesve 27.10.2017 – 30.10.2017
a
Chorori News/O.Sh
Friday, September 29, 2017
E dashura i vodhi 60 milionë lekë, flet djali: Ja si më mashtroi
Deshmia
“Punoja në fshat dhe njëkohësisht më dërgonin
para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të
dashurës time që nga viti 2015 kur u njohëm. Ajo më thoshte jemi keq, dua të më
ndihmosh me para. Ia çoja herë pas here. Donte dhurata të shtrenjta. Ia bleja.
Më kërkonte orë, unaza, varëse floriri ia kam blerë. E doja për nuse në shtëpi,
por ajo më ka mashtruar. Ishte nga Manza, më tregoi të gjithë historinë e jetës
së saj. Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe kur shtriheshim për gjumë me
njëri- tjetrin. Nuk e kisha pandehur se do të më bënte këtë gjë.
Për tre vjet kam shkrirë pasurinë time për të.
Nga viti 2015 u njohëm, e më thoshte që ishte në gjendje të keqe ekonomike. Më
shkruante në “FB” dhe unë i dërgoja lekë. Më pas më thoshte se donte
gjëra dhe unë ia kam blerë. I kam dhënë lekët. Më pas më la, ma mbylli adresën,
më bëri block në “Facebook”, dhe nuk më përgjigjej më. Unë kisha menduar se ajo
do të ishte nusja ime, por ajo më la, pasi mu mbaruan lekët”, u ka thënë policëve
30-vjeçari nga Kulla.
Policia bëri me dije se është duke hetuar në
lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja e arrestuar për mashtrim
prej 60 milionë lekësh të vjetër. Po kështu, policia po heton edhe për dërgesat
që vëllezërit i kanë bërë nga emigracioni 30-vjeçarit. Ndërkohë, 27-vjearja e
arrestuar pritet të dalë para togave të zeza
CH Media
Ja kush është gazetari më i pasur në Shqipëri !
Ndoshta nuk kemi informacion se çfarë fshihet pas
elitës së gazetarëve më në zë në televizionet shqiptare, ata janë të rrethuar
me lekë pa fund dhe luks europian, detajet mund t’i lexoni më poshtë:
1-Blendi Fevziu, rroga mujore 37 mije euro, ka ne pronesi 11 apartamente,
3 Vila, aksioner ne qendren tregetare "Toptani", agjenci turistike ne
emer te gruas se tij, 3 automjetet te shtrenjta dhe 7.4 milione euro cash te
shperndara ne 5 banka brenda e jashte vendit.
2-Arjan Cani, rroga mujore 18 mije euro, ka ne pronesi 3 apartamente, 2
vila, klinike dentare ne emer te bashkeshortes, 3 automjete luksoze dhe 480
mije euro cash te depozituara ne disa banka.
3-Armand Shkullaku, rroga mujore 11 mije euro, ka ne pronesi 3 apartamente, 2
Vila, 2 automjete, 300 mije euro cash ne llogari bankare.
4-Andi Bushati, rroga mujore 5 mije euro, ka ne pronesi 2 apartamente,
nje vile, dy apartamente dhe 300 mije euro depozita bankare.
5-Andi Bejtja, gazetar kothere, per gati 7 vjet ka shpenzuar 450 mije
euro, 2 apartamente, 1 makine.
6-Andi Tela,ish drejtor i gazetes Panorama momentalisht drejtor i TV
Neës 24, 9 vitet e fundit eshte paguar me 6500 euro rroge mujore,ka ne pronesi
2 apartamente dhe nje makine.
7-Robert Rakipllari, ish kryeredaktor i gazetes Shekulli, momentalisht
kryeredaktor i gazetes Panorama, 12 vitet e fundit eshte paguar me nje rroge
mujore prej 2500 eurosh, zoteron 12% te aksioneve te Universitetit Evropian te
Tiranes me vlere 1.8 milione euro.
8-Artur Zheji, gazetar kothere, ish drejtor I televizionit publik dhe
grupit mediatik Mapo. 15 vitet e fundit ka shpenzuar 570 mije euro.
9-Ylli Rakipi, nje tjeter gazetar me rroge 3200 euro ne muaj,ka ne
pronesi 14 apartamente, 3 dyqane, 9 zyra dhe tre vila. Paguhet cdo muaj 27 mije
euro nga ambjentet qe i ka dhene me qera Operatorit te Shperndarjes.
10-Anila Basha, drejtore e ëebsitet neësbomb.al, aksionere e 20% te
grupit mediatik shqiptarja.com. Ka ne pronesi dy apartamente dhe nje automjet.
11-Mero Baze, fitim mujor 2800 euro prej botimit te gazetes ditore
Tema, pronar i 3 apartamenteve dhe dy automjeteve.
12-Rudina Xhunga, rroga mujore 1200 euro,pronare e dy apartamenteve dhe nje
automjeti.
13-Ermal Mamaqi, rroga mujore 5000 euro, pronar i 2 apartamenteve, nje
vile luksoze 500 mije euro, 3 automjet, bashkeshortja pronare e dy kompanive
eventesh me nje fitim vjetor prej 780 mije eurosh.
Chorori Media/OSH
Sunday, September 10, 2017
Foto hot nga Diva e Bellydance !
Diva e Bellydance, Ornela Stafa, është zbuluar se ku
i ka kaluar pushimet këtë verë të nxehtë, ajo së bashku me familjen dhe me
mikeshën e saj i ka kaluar në jug të vendit, Vlorë dhe Sarandë. Shihet qartë
bukuria e Divës 23 vjeçare e cila ka ekspozuar trupin e saj seksi në plazhin e
Sarandës. Bukuroshja ka pozuar foto me bikini duke realizuar fotografi tepër të nxehta. 23 vjeçarja tregon për Ch Media planet e saj për të ardhmen, fokusi i
saj është të nisë karrierë në fushën e kërcimit jashtë territoreve Shqiptare
duke synuar vendet perëndimore.
Subscribe to:
Posts (Atom)
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në mesin e Luftës së Ftohtë, në vitin 1971, udhëheqës Romë u mblodhën në Londër për të shpallur vetëvendosjen dhe unitetin ndërkombëtarë m...
-
Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. ...













