Thursday, July 13, 2017

Muharrem Ahmeti dhe Ilir Tironsi lëshojnë hitin e rradhës !

Gjatë kësaj periudhe vere, Muharrem Ahmeti pas disa bashkëpunimeve me këngëtarë dhe instrumentistë të njohur në Ballkan siç është Sali Okka, ka realizuar një tjetër bashkëpunim me tastieristin e mirënjohur Ilir Tironsi. Muzika është kompozuar nga Samuel Kodra ES Records dhe teksti nga Dritan Shtylla. Kënga titullohet Boom Boom Boom dhe ajo që bie më shumë në sy është se videoklipi është sjellë në një formë trendy duke lëvizur me makinë. Chorori Media i uron suksese Muharrem Ahmetit, Tastjeristit Ilir Tironsi dhe kompozitorit Samuel Kodra.


Saturday, July 8, 2017

Alesia bon nomin !

Këngëtarja e re Alesia Kodra vjen me një këngë të re të titulluar “Bojna nomin”. Kjo këngë është realizuar nga ES Studio Records ndërsa teksti nga Dritan Shtylla dhe Alesia. Video është realizuar nga Erjon Xhambazi, Star Production dhe risia në këtë videoklip është se ka patur bashkëpunim dhe me të rinjtë e talentuar “New Crew”.  



Monday, July 3, 2017

Gjarpri Bellydance nga Elbasani

S’para i lihet shumë hapësirë në media, por një vajzë nga Elbasani, Ornela Stafa e cila vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, dega Mësuesi ka kapërcyer çdo barrierë për të realizuar ëndrrën e saj për të qënë kërcimtare bellydance.

Ornela ka nisur kërcimin që në moshë të vogël, ku në festën e Abetares disa instruktorë e kanë vëzhguar që ajo ka talent në kërcim. Për një kohe të shkurtër, Ornelës i’u desh të ndërpriste kërcimin për arsye familjare, por ajo u rikthye serish tek ëndrra e saj duke realizuar një videoklip ku Ornela performon me bellydance.


 Për Chorori Media, Ornela shprehet se ambjentet ku ajo performon janë ambjente të zgjedhura ku ka dhe familjarë. Ajo ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që ndjekin artin, ku thotë : “s’ka vend për paragjykim, ëndrrat nuk duhet të mbeten vetëm ëndrra por duhen realizuar, unë e realizova ëndrrën time”.


Gazetar Olsi Sherifi/Chorori Media 

Wednesday, May 17, 2017

Basha i thotë PO paketës McAllister !

Njoftim i Koalicionit Opozitar
1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se "po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë 
propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.


Friday, May 12, 2017

Alesia të quan ty dashuri !

Alesia Kodra, një këngëtare e re e cila synon të hy tregun e muzikës shqiptare, sa do e vështirë të jetë zëri i saj melodioz premton shumë.

Ajo tashmë ka publikuar këngën e saj të parë me titullin “Dashuri ty po të quaj”.

Kënga është kompozuar nga studio ES Records, Samuel Kodra në bashkëpunim me Star Production.


Alesia thotë për Chorori Media, që angazhimi i saj me muzikën do të fillojë të merret me seriozitet dhe premton se do të ketë sa më shumë bashkëpunime.  

kliko ketu per te pare klipin

Wednesday, April 12, 2017

Denisa Laska vjen dyfish !

Kishte kohë pa e parë në klipe muzikore, por tashmë ajo nuk vjen me një por me dy klipe muzikorë të kompozuar nga Alsked Rrënja. Kënga e parë e lancuar në treg, titullohet “Dashuri pa emër” ndërsa kënga tjetër është baladë e titulluar “Më fal” e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin Murat Nazifi. Të dyja këngët janë me ritme të ndryshme dhe tepër të bukura për për t’u dëgjuar, por dhe videoklipet janë realizuar në mënyrë perfekta si nga Max Production dhe Swart. 

Chorori News/ Olsi Sherifi 




Saturday, April 8, 2017

8 Prilli Dita Ndërkombëtare e Romëve


 Nga Rivelino Çuno Kryetari i PEISH-it - . Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet. Dita u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Seorock të Polonisë, vendi ku u zhvillua Kongresi i katërt Botëror i Unionit Ndërkombëtar të Romëve në kujtim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë mbajtur në Chelsfild, afër Londrës mes datave 7 dhe 12 prill 1971. Kongresi në fjalë miratoi himnin e romëve, për çka u zgjodh kënga Gelem Gelem (në gjuhën rome: ecja ecja) ndërsa u mor vendimi edhe për themelimin e flamurit me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër që përfaqëson qiellin dhe tokën. Në mes të flamurit është një rrotë, çakra e kuqe, e cila paraqet migrimin e romëve. ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet.

. Gjendja e komunitetit rom në Shqipëri mbetet e vështirë paçka se vitet e fundit janë angazhuar mjaft fonde dhe ndërhyrje përgjithësisht të mbështetura nga donatorë të huaj. Studime dhe raportime në media dëshmojnë për një situatë të vështirë të komunitetit rom në fusha të tilla jetike si punësimi, strehimi, arsimi dhe shëndeti. Këto analiza tregojnë gjithashtu se kapaciteti kordinues dhe zbatues i institucioneve qëndrore dhe vendore është i pamjaftueshëm për tu përballur me shtrirjen dhe thellësinë e problematikave me të cilat ballafaqohet komuniteti rom.

Dekada Rome ndihmoi në zhvendosjen e çështjes rome nga periferia e largët në qëndër të ligjërimit të institucioneve publike në vende të ndryshme. Sidoqoftë, suksesi i zbatimit të prioriteteve të dekadës së përfshirjes së romëve varet mësëpaku nga retorika dhe ligjërimi dhe mësëshumti nga emancipimi, vullneti dhe kapaciteti i shoqërive dhe institucioneve për t’iu përmbajtur këtij angazhimi.


Po kështu në komunitetin rom ekziston opinioni që maxhoranca e shoqërisë nuk është e interesuar për të integruar këtë komunitet pasi ajo ushqen paraqykime të cilat pengojnë gadishmërinë e saj për të bërë një hap përpara në pranimin e komunitetit rom jo thjesht përmes politikave dhe programeve të qeverisë por edhe përmes komunikimit njerëzor, ndërveprimit social dhe bashkëpunimit të hapur në çdo fushë. Ky studim u zhvillua për të kuptuar më shumë rreth zbatimit të planit të veprimit të dekadës rome dhe situatës në të cilën gjendet komuniteti rom në Shqipëri vetëm 3 vjet larg përfundimit formal të këtij angazhimi ndërqeveritar.

 Ky studim, duke ndërthurur metodat cilësore dhe ato sasiore depërton thellë si dhe shtrihet në gjerësi për të kuptuar më mirë gjëndjen e komunitetit rom në prespektivën ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe të strehimit, shkallën e kënaqësisë së tyre përkundrejt shërbimeve publike si dhe nivelin e aksesit në marrjen e këtyre shërbimeve.

Chorori Media

5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

  Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...