Një situatë e rëndë ka ndodhur në
qytetin Teplica, në Republikën Çeke, ku po shpërndahet masivisht video përmes mediave
sociale një ndërhyrje policore kundër një qytetari Rom i cili më vonë ndërroi
jetë në ambulancën e thirrur në vendngjarje. Anëtarët e komunitetit Rom po e krahasojnë
vdekjen e tij me vdekjen e George Floyd, njeriut afro-amerikan që u vra nga
policia në SHBA vitin e kaluar.
Njëri nga oficerët e policisë ka
ndërhyrë duke e gjunjëzuar për disa minuta në qafë qytetarin Rom. I riu më vonë
ndërroi jetë në ambulancën e thirrur nga qytetarët të cilët ndodheshin në
vendngjarje.
Policia thotë se ndërhyrja e tyre nuk ishte shkaku i vdekjes, por vdekja e tij erdhi për shkak se 46 vjeçari Stanislav Tomas përdorte lëndë narkotike.
Për këtë çështje kanë reaguar
organizata Rome dhe aktivistë nga e gjithë europa. Në rrjete sociale po
qarkullon hashtag-u #RomaLivesMatter, ku mijra Rom dhe jo-Rom i janë bashkuar kësaj
lëvizje për të qënë kundër racizmit, diskriminimit dhe dhunës ndaj Romëve.