Maxi Lopez
ishte martuar me modelen argjentinase Wanda Nara nga viti 2008 deri në 2013.
cifti ka tre djem, Valentino Gastón (lindur më 25 janar 2009), Kostandinos
(lindur më 19 dhjetor 2010) dhe Benedicto (lindur më 20 shkurt 2012). Wanda
Nara dhe Lopez u ndanë pasi krijoi lidhje me ish-shokun e skuadrës së Maxi Lopez
në Sampdoria, Mauro Icardi, tani qe luan me skuadren e Inter-it. Ajo dhe Lopez filluan procedurat e
divorcit në Dhjetor 2013. Më pas Nara dhe Icardi u martuan më 27 maj 2014. Gjatë
ndeshjes së Serisë A në Prill 2014 midis Sampdoria dhe Interit, Lopez dukshëm
refuzoi të shtrëngonte dorën Icardi-t, duke e çuar shtypin për të dubluar lojën Wanda Derby.Saturday, August 24, 2019
Historia mes treshes Lopez – Wanda Nara – Icardi
Maxi Lopez
ishte martuar me modelen argjentinase Wanda Nara nga viti 2008 deri në 2013.
cifti ka tre djem, Valentino Gastón (lindur më 25 janar 2009), Kostandinos
(lindur më 19 dhjetor 2010) dhe Benedicto (lindur më 20 shkurt 2012). Wanda
Nara dhe Lopez u ndanë pasi krijoi lidhje me ish-shokun e skuadrës së Maxi Lopez
në Sampdoria, Mauro Icardi, tani qe luan me skuadren e Inter-it. Ajo dhe Lopez filluan procedurat e
divorcit në Dhjetor 2013. Më pas Nara dhe Icardi u martuan më 27 maj 2014. Gjatë
ndeshjes së Serisë A në Prill 2014 midis Sampdoria dhe Interit, Lopez dukshëm
refuzoi të shtrëngonte dorën Icardi-t, duke e çuar shtypin për të dubluar lojën Wanda Derby.Wednesday, August 14, 2019
Erdhi Uji !
Erdhi Uji !!!
Ujë Selitë !
- Wee, erdhi uji, shpejt – shpejt merri
bidonat dhe katër qindlekshin dhe shko mbush ujë!
Në vitin 2019 ende vuajmë për ujin
e pijshëm. Qytetarët e kanë gjetur zgjidhjen për ujin e pijshëm, ata freskohen
duke konsumuar ujë i cili vjen nga Mali i dajtit apo uji Selita. Në çdo lagje të
Tiranës, dëgjon hitin e verës apo të dimrit “Erdhi Uji” ! kjo thirrje të shoqëron
në orare të caktuara, në orët e para të mëngjesit (rreth orës 09:00), në drekë
nga ora 15:00 dhe në darke në orën 21:00. Sipas qytetarëve thuhet se autoboti
me ngjyrë të kuqe është uji më i mirë, edhe pse këtyre autobotëve nuk është se
kanë kryer analiza nëse uji është i pijshëm apo jo. Por nevoja e qytetarëve për
ujë më kosto të ulët është disi joshëse në këto temperatura tepër të nxehta,
uji si nevojë jetike është shumë i domosdoshëm, pasi ai nga çesma e shtëpisë
nuk pihet.
Para disa ditësh, në lagjen time, në
orët e vona në darkë, shumë qytetarë me bidona nëpër duar ishin duke pritur që
autoboti me ujë të vinte në destinacion. Por ishte diçka tepër e rrallë të
shihje të gjithë banorët e lagjes me bidona nëpër duar duke pritur me padurim të
vinte zotëria me ujin e “bekuar”. Por në atë zonë që isha dhe unë bashkë me
disa komshinj, pritëm për rreth 1 ore, ndërkohë autoboti u shkarkua në një
lagje më sipër. Mua më është dukur si në mesjetë ku vuan për buke dhe për ujë. Pranë meje ishte dhe një vajzë e huaj e cila
studion antropologji ku mbeti e habitur që në vitin 2019 në Shqipëri ende vuajmë
për ujë, gjë që është tepër jetik.
Ne qytetarët shqiptarë jemi në mëshirën e
Zotit, ai kujdeset për ne si në Dimër dhe në Verë. BE-në mund ta shohim me dylbi, të paktën
investitorët e huaj të sjellin më shumë makina autobotë se ujë kemi vetë.
OS
Subscribe to:
Comments (Atom)
5 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në vitin 2008, në Zagreb u mbajt një simpozium ndërkombëtar për standardizimin e gjuhës rome, ku u vendos që data 5 nëntor të njihej si di...
-
Në ditët e sotme, flitet për muzikë të përsosur por janë shumë pak inxhinierë të kësaj fushë të cilët punojnë në studio për orë të tëra ma...
-
Në Samitin e Demokracisë në Kopenhagen mes të rinjve u diskutua sfidat ndaj demokracisë në mbarë botën dhe përmirësimi që mund të bëhet me g...

