Njoftim i Koalicionit Opozitar
1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i
Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në
një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga
Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet
shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura
nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për
zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me
qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit
ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë
me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të
opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin
e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka
ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri
Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj
pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi
palën që do të refuzonte këtë paketë.
5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për
këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari
i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të
opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje
gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme,
duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin
elektronik.
7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua
se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte
shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si
një jo.
8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje
se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo
që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për
zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton
shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve
dhe numërimin elektronik të votave.
9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori
Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e
vetingut pas marrëveshjes.
10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është
parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se
"po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e
pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e
vettingut.
11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi
z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë
pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në
të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister
Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
13. Opozita e konsideron refuzimin e
propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një
dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë
rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
14. Duke pranuar propozimin e integruar
McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga
kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të
punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet
minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të
integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të
Departamentit të Shtetit si dhe të shumë
propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të
Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë
situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë
strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të
integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar
nga opozita.