Wednesday, April 12, 2017

Denisa Laska vjen dyfish !

Kishte kohë pa e parë në klipe muzikore, por tashmë ajo nuk vjen me një por me dy klipe muzikorë të kompozuar nga Alsked Rrënja. Kënga e parë e lancuar në treg, titullohet “Dashuri pa emër” ndërsa kënga tjetër është baladë e titulluar “Më fal” e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin Murat Nazifi. Të dyja këngët janë me ritme të ndryshme dhe tepër të bukura për për t’u dëgjuar, por dhe videoklipet janë realizuar në mënyrë perfekta si nga Max Production dhe Swart. 

Chorori News/ Olsi Sherifi 




Saturday, April 8, 2017

8 Prilli Dita Ndërkombëtare e Romëve


 Nga Rivelino Çuno Kryetari i PEISH-it - . Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet. Dita u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Seorock të Polonisë, vendi ku u zhvillua Kongresi i katërt Botëror i Unionit Ndërkombëtar të Romëve në kujtim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë mbajtur në Chelsfild, afër Londrës mes datave 7 dhe 12 prill 1971. Kongresi në fjalë miratoi himnin e romëve, për çka u zgjodh kënga Gelem Gelem (në gjuhën rome: ecja ecja) ndërsa u mor vendimi edhe për themelimin e flamurit me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër që përfaqëson qiellin dhe tokën. Në mes të flamurit është një rrotë, çakra e kuqe, e cila paraqet migrimin e romëve. ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet.

. Gjendja e komunitetit rom në Shqipëri mbetet e vështirë paçka se vitet e fundit janë angazhuar mjaft fonde dhe ndërhyrje përgjithësisht të mbështetura nga donatorë të huaj. Studime dhe raportime në media dëshmojnë për një situatë të vështirë të komunitetit rom në fusha të tilla jetike si punësimi, strehimi, arsimi dhe shëndeti. Këto analiza tregojnë gjithashtu se kapaciteti kordinues dhe zbatues i institucioneve qëndrore dhe vendore është i pamjaftueshëm për tu përballur me shtrirjen dhe thellësinë e problematikave me të cilat ballafaqohet komuniteti rom.

Dekada Rome ndihmoi në zhvendosjen e çështjes rome nga periferia e largët në qëndër të ligjërimit të institucioneve publike në vende të ndryshme. Sidoqoftë, suksesi i zbatimit të prioriteteve të dekadës së përfshirjes së romëve varet mësëpaku nga retorika dhe ligjërimi dhe mësëshumti nga emancipimi, vullneti dhe kapaciteti i shoqërive dhe institucioneve për t’iu përmbajtur këtij angazhimi.


Po kështu në komunitetin rom ekziston opinioni që maxhoranca e shoqërisë nuk është e interesuar për të integruar këtë komunitet pasi ajo ushqen paraqykime të cilat pengojnë gadishmërinë e saj për të bërë një hap përpara në pranimin e komunitetit rom jo thjesht përmes politikave dhe programeve të qeverisë por edhe përmes komunikimit njerëzor, ndërveprimit social dhe bashkëpunimit të hapur në çdo fushë. Ky studim u zhvillua për të kuptuar më shumë rreth zbatimit të planit të veprimit të dekadës rome dhe situatës në të cilën gjendet komuniteti rom në Shqipëri vetëm 3 vjet larg përfundimit formal të këtij angazhimi ndërqeveritar.

 Ky studim, duke ndërthurur metodat cilësore dhe ato sasiore depërton thellë si dhe shtrihet në gjerësi për të kuptuar më mirë gjëndjen e komunitetit rom në prespektivën ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe të strehimit, shkallën e kënaqësisë së tyre përkundrejt shërbimeve publike si dhe nivelin e aksesit në marrjen e këtyre shërbimeve.

Chorori Media

Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...