Friday, December 29, 2017

Kokain në Dimër

I riu Naldi sjell për fansat dhe për publikun këngën e re të titulluar “Kokain” ! Muzikë e sjellë nga ai vetë dhe Emrah Xhixho dhe teksti nga Zusi dhe video nga Aderjan Meniku. 

Chorori Media






https://www.youtube.com/watch?v=NFZC71xCP58&feature=youtu.be  

Friday, November 17, 2017

Ja çfarë I ka ndodhur kompozitorit të ri Samuel Kodra !

Ndodh që midis miqve apo kolegëve mund të ketë xhelozi, por jo deri sa të arrij në dëmtimin e imazhit apo të krijojë konflikte familjare. Kompozitori i ri Samuel Kodra, i cili ka 2 vite që po mundohet të krijojë një karrierë duke kompozuar muzikë e zhenereve të ndryshëm atij i hapin një  fake account.

Me ndihmën e miqve të tij ka arritur që të bllokohet  llogaria e hapur në emër të Samuelit dhe të një kolegeje të tij. Raporti që kanë midis njëri-tjetrit personat në foto janë vetëm pune, por nuk është gjetur ende autori i hapjes së llogarisë pasi përmbante dhe foto të Samuelit dhe Matildës.

Nuk është e vështirë të bësh karrierë në muzikë nëse punon fort, por duhet bërë kujdes nga ujqërit që të prishin reputacionin.

Sunday, October 29, 2017

Shuhet në moshën 31 vjeçare Adela e Big Brother !

Policia ka dhënë informacion zyrtar për vdekjen e moderatores Adelajda Xhamani. Në një njoftim të shkurtër për mediat, policia thotë se 31 vjeçarja vuante nga epilepsia.

Më datë 29 Tetor, në orët e para të mengjesit, në rrugën e Thesarit, është gjetur e pa jetë në banesën e saj, e cila jetonte vetëm. Nuk ka patur asnjë shenjë dhune, Adela vuante nga epilepsia, por pritet nga vendimi i mjekut ligjor, thuhej në njoftim.

Adela ndërroi jetë e një ataku kardiak. Lajmi për vdekjen e saj në mënyrë kaq të papritur në moshë fare të re ka tronditur mbarë opinionin publik.

Adelajda u bë e njohur në spektaklin Big Brother e vitit 2009, ku mbërriti deri në finale. Adela tërhoqi vemendjen jo vetëm për thjeshtësinë e saj që e karakterizonte, por dhe për bukurinë e saj ku disa e krahasonin me aktoren Hollivudiane Angeline Jolie. Adela e big Brother kishte përfunduar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe pasi u bë pjesë e televizionit, ndoqi ëndrrën e saj për t’u bërë gazetare. Adela punonte për shtypin rozë, dhe ishte kryeredaktorja e një reviste, dhe ajo ftohej shpesh në studiot televizive.


Chorori Media/ O. Sherifi  

Hera e fundit ne emison televiziv - Video

Friday, October 13, 2017

Shtyhet afati i regjistrimeve ne ciklin e dyte master


Ne mbledhjen e Dekanit te dates 09.10.2017 mbeshtetur edhe ne nr. 18 dt. 16.10.2017 per disa shtesa dhe ndryshime ne udhezimin nr . 15 date 19.05.2017 “per procedurat e aplikimit dhe te regjistrimit dhe programet e ciklit te pare te studimeve” , ne programet e studimeve me karakter professional, si  dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet e arsimit te larte, ni vitin akademik 2017-2018 u vendos qe te shtyhet afati I regjitrimeve ne ciklin e dyte master per vitin akademik 2017-2018.

a.      Aplikimet shtyhen deri me date 20.10.2017
b.      Shpallja e fituesve 24.10.2017
c.       Ankimet 24-26.10.2017

d.      Regjistrimi i fituesve 27.10.2017 – 30.10.2017 
a     
       Chorori News/O.Sh         


Friday, September 29, 2017

E dashura i vodhi 60 milionë lekë, flet djali: Ja si më mashtroi

Reagon 30-vjecari nga Kulla e Durrësit, i cili denoncoi në polici të dashurën e tij nga Manza, (dy fshatra ngjitur me njëri-tjetrin), tre vjet pasi e kishte njohur në rrjetin social “Facebook”.Më ka vjedhur 60 milionë lekë për tre vjet, duke më mashtruar se do të martohej me mua. Pas tre vjetësh më la”, mësohet t’iu ketë thënë oficerëve të policisë në kallëzimin e bërë 30 vjecari me iniciale B.A.
Deshmia
“Punoja në fshat dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të dashurës time që nga viti 2015 kur u njohëm. Ajo më thoshte jemi keq, dua të më ndihmosh me para. Ia çoja herë pas here. Donte dhurata të shtrenjta. Ia bleja. Më kërkonte orë, unaza, varëse floriri ia kam blerë. E doja për nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. Ishte nga Manza, më tregoi të gjithë historinë e jetës së saj. Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe kur shtriheshim për gjumë me njëri- tjetrin. Nuk e kisha pandehur se do të më bënte këtë gjë.
Për tre vjet kam shkrirë pasurinë time për të. Nga viti 2015 u njohëm, e më thoshte që ishte në gjendje të keqe ekonomike. Më shkruante në “FB”  dhe unë i dërgoja lekë. Më pas më thoshte se donte gjëra dhe unë ia kam blerë. I kam dhënë lekët. Më pas më la, ma mbylli adresën, më bëri block në “Facebook”, dhe nuk më përgjigjej më. Unë kisha menduar se ajo do të ishte nusja ime, por ajo më la, pasi mu mbaruan lekët”, u ka thënë policëve 30-vjeçari nga Kulla.

Policia bëri me dije se është duke hetuar në lidhje me mashtrimin financiar të bërë nga 27-vjeçarja e arrestuar për mashtrim prej 60 milionë lekësh të vjetër. Po kështu, policia po heton edhe për dërgesat që vëllezërit i kanë bërë nga emigracioni 30-vjeçarit. Ndërkohë, 27-vjearja e arrestuar pritet të dalë para togave të zeza

CH Media 

Ja kush është gazetari më i pasur në Shqipëri !

Ndoshta nuk kemi informacion se çfarë fshihet pas elitës së gazetarëve më në zë në televizionet shqiptare, ata janë të rrethuar me lekë pa fund dhe luks europian, detajet mund t’i lexoni më poshtë:

1-Blendi Fevziu, rroga mujore 37 mije euro, ka ne pronesi 11 apartamente, 3 Vila, aksioner ne qendren tregetare "Toptani", agjenci turistike ne emer te gruas se tij, 3 automjetet te shtrenjta dhe 7.4 milione euro cash te shperndara ne 5 banka brenda e jashte vendit.

2-Arjan Cani, rroga mujore 18 mije euro, ka ne pronesi 3 apartamente, 2 vila, klinike dentare ne emer te bashkeshortes, 3 automjete luksoze dhe 480 mije euro cash te depozituara ne disa banka.

3-Armand Shkullaku, rroga mujore 11 mije euro, ka ne pronesi 3 apartamente, 2 Vila, 2 automjete, 300 mije euro cash ne llogari bankare.

4-Andi Bushati, rroga mujore 5 mije euro, ka ne pronesi 2 apartamente, nje vile, dy apartamente dhe 300 mije euro depozita bankare.

5-Andi Bejtja, gazetar kothere, per gati 7 vjet ka shpenzuar 450 mije euro, 2 apartamente, 1 makine.

6-Andi Tela,ish drejtor i gazetes Panorama momentalisht drejtor i TV Neës 24, 9 vitet e fundit eshte paguar me 6500 euro rroge mujore,ka ne pronesi 2 apartamente dhe nje makine.

7-Robert Rakipllari, ish kryeredaktor i gazetes Shekulli, momentalisht kryeredaktor i gazetes Panorama, 12 vitet e fundit eshte paguar me nje rroge mujore prej 2500 eurosh, zoteron 12% te aksioneve te Universitetit Evropian te Tiranes me vlere 1.8 milione euro.

8-Artur Zheji, gazetar kothere, ish drejtor I televizionit publik dhe grupit mediatik Mapo. 15 vitet e fundit ka shpenzuar 570 mije euro.

9-Ylli Rakipi, nje tjeter gazetar me rroge 3200 euro ne muaj,ka ne pronesi 14 apartamente, 3 dyqane, 9 zyra dhe tre vila. Paguhet cdo muaj 27 mije euro nga ambjentet qe i ka dhene me qera Operatorit te Shperndarjes.

10-Anila Basha, drejtore e ëebsitet neësbomb.al, aksionere e 20% te grupit mediatik shqiptarja.com. Ka ne pronesi dy apartamente dhe nje automjet.

11-Mero Baze, fitim mujor 2800 euro prej botimit te gazetes ditore Tema, pronar i 3 apartamenteve dhe dy automjeteve.

12-Rudina Xhunga, rroga mujore 1200 euro,pronare e dy apartamenteve dhe nje automjeti.


13-Ermal Mamaqi, rroga mujore 5000 euro, pronar i 2 apartamenteve, nje vile luksoze 500 mije euro, 3 automjet, bashkeshortja pronare e dy kompanive eventesh me nje fitim vjetor prej 780 mije eurosh.

Chorori Media/OSH

Sunday, September 10, 2017

Foto hot nga Diva e Bellydance !

Diva e Bellydance, Ornela Stafa, është zbuluar se ku i ka kaluar pushimet këtë verë të nxehtë, ajo së bashku me familjen dhe me mikeshën e saj i ka kaluar në jug të vendit, Vlorë dhe Sarandë. Shihet qartë bukuria e Divës 23 vjeçare e cila ka ekspozuar trupin e saj seksi në plazhin e Sarandës. Bukuroshja ka pozuar foto me bikini duke realizuar fotografi tepër të nxehta. 23 vjeçarja tregon për Ch Media planet e saj për të ardhmen, fokusi i saj është të nisë karrierë në fushën e kërcimit jashtë territoreve Shqiptare duke synuar vendet perëndimore.














Saturday, September 9, 2017

Mandi bashkëpunim me një nga talentet e the voice of Albania !

Këngëtari i mirënjohur me emrin artistik Mandi Nishtullës, së shpëjti do të lançojë klipin e tij më të ri me një nga talentet e the Voice of Albania, me bukuroshen Sigi Bastri. Ata tashme kanë përfunduar xhirimet dhe pritet që shumë shpejt kënga të dali në kanalet muzikore dhe në rrjete sociale. Kujtojmë që Sigi Bastri ka arritur që të mbërrij deri në netët finale të The voice of Albania, madje ka konkuruar në finalet e festivalit e 54-t në RTSH. Titulli këngës titullohet “Hije dashurie” këngë e kompozuar nga Festim Gici, FS Studio Records.  Ch Media I uron suksese !


Journalist: O. Sherifi 

Tuesday, July 18, 2017

Marsel Ademi dhe Naldi sjellin magji muzikore

 Marsel Ademi pas këngës Panamera, vjen me një këngë në bashkënim me repper-in Naldi të titulluar “Do të dua”. Kënga është kompozuar nga Festim Gici dhe Emrah Xhixho ndërsa teksti nga tekst-shkruesja Sebastiana Brecani dhe video u realizua nga FRAME Pro Studio. Chorori Media i uron suksese Marsel Adem-it dhe Naldi-t sa më shumë videoklipe dhe koncerte.
Chorori Media/Olsi Sherifi

                  

Thursday, July 13, 2017

Muharrem Ahmeti dhe Ilir Tironsi lëshojnë hitin e rradhës !

Gjatë kësaj periudhe vere, Muharrem Ahmeti pas disa bashkëpunimeve me këngëtarë dhe instrumentistë të njohur në Ballkan siç është Sali Okka, ka realizuar një tjetër bashkëpunim me tastieristin e mirënjohur Ilir Tironsi. Muzika është kompozuar nga Samuel Kodra ES Records dhe teksti nga Dritan Shtylla. Kënga titullohet Boom Boom Boom dhe ajo që bie më shumë në sy është se videoklipi është sjellë në një formë trendy duke lëvizur me makinë. Chorori Media i uron suksese Muharrem Ahmetit, Tastjeristit Ilir Tironsi dhe kompozitorit Samuel Kodra.


Saturday, July 8, 2017

Alesia bon nomin !

Këngëtarja e re Alesia Kodra vjen me një këngë të re të titulluar “Bojna nomin”. Kjo këngë është realizuar nga ES Studio Records ndërsa teksti nga Dritan Shtylla dhe Alesia. Video është realizuar nga Erjon Xhambazi, Star Production dhe risia në këtë videoklip është se ka patur bashkëpunim dhe me të rinjtë e talentuar “New Crew”.  



Monday, July 3, 2017

Gjarpri Bellydance nga Elbasani

S’para i lihet shumë hapësirë në media, por një vajzë nga Elbasani, Ornela Stafa e cila vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, dega Mësuesi ka kapërcyer çdo barrierë për të realizuar ëndrrën e saj për të qënë kërcimtare bellydance.

Ornela ka nisur kërcimin që në moshë të vogël, ku në festën e Abetares disa instruktorë e kanë vëzhguar që ajo ka talent në kërcim. Për një kohe të shkurtër, Ornelës i’u desh të ndërpriste kërcimin për arsye familjare, por ajo u rikthye serish tek ëndrra e saj duke realizuar një videoklip ku Ornela performon me bellydance.


 Për Chorori Media, Ornela shprehet se ambjentet ku ajo performon janë ambjente të zgjedhura ku ka dhe familjarë. Ajo ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që ndjekin artin, ku thotë : “s’ka vend për paragjykim, ëndrrat nuk duhet të mbeten vetëm ëndrra por duhen realizuar, unë e realizova ëndrrën time”.


Gazetar Olsi Sherifi/Chorori Media 

Wednesday, May 17, 2017

Basha i thotë PO paketës McAllister !

Njoftim i Koalicionit Opozitar
1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.
2. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.
3. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.
4. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.
5. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.
6. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.
7. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.
8. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.
9. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.
10. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se "po"-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.
11. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.
12. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.
13. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.
14. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t'u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.
15. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë 
propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.
16. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.


Friday, May 12, 2017

Alesia të quan ty dashuri !

Alesia Kodra, një këngëtare e re e cila synon të hy tregun e muzikës shqiptare, sa do e vështirë të jetë zëri i saj melodioz premton shumë.

Ajo tashmë ka publikuar këngën e saj të parë me titullin “Dashuri ty po të quaj”.

Kënga është kompozuar nga studio ES Records, Samuel Kodra në bashkëpunim me Star Production.


Alesia thotë për Chorori Media, që angazhimi i saj me muzikën do të fillojë të merret me seriozitet dhe premton se do të ketë sa më shumë bashkëpunime.  

kliko ketu per te pare klipin

Wednesday, April 12, 2017

Denisa Laska vjen dyfish !

Kishte kohë pa e parë në klipe muzikore, por tashmë ajo nuk vjen me një por me dy klipe muzikorë të kompozuar nga Alsked Rrënja. Kënga e parë e lancuar në treg, titullohet “Dashuri pa emër” ndërsa kënga tjetër është baladë e titulluar “Më fal” e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin Murat Nazifi. Të dyja këngët janë me ritme të ndryshme dhe tepër të bukura për për t’u dëgjuar, por dhe videoklipet janë realizuar në mënyrë perfekta si nga Max Production dhe Swart. 

Chorori News/ Olsi Sherifi 




Saturday, April 8, 2017

8 Prilli Dita Ndërkombëtare e Romëve


 Nga Rivelino Çuno Kryetari i PEISH-it - . Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet. Dita u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Seorock të Polonisë, vendi ku u zhvillua Kongresi i katërt Botëror i Unionit Ndërkombëtar të Romëve në kujtim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë mbajtur në Chelsfild, afër Londrës mes datave 7 dhe 12 prill 1971. Kongresi në fjalë miratoi himnin e romëve, për çka u zgjodh kënga Gelem Gelem (në gjuhën rome: ecja ecja) ndërsa u mor vendimi edhe për themelimin e flamurit me ngjyrë të kaltër dhe të gjelbër që përfaqëson qiellin dhe tokën. Në mes të flamurit është një rrotë, çakra e kuqe, e cila paraqet migrimin e romëve. ditë feste e kulturës rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet ky komunitet.

. Gjendja e komunitetit rom në Shqipëri mbetet e vështirë paçka se vitet e fundit janë angazhuar mjaft fonde dhe ndërhyrje përgjithësisht të mbështetura nga donatorë të huaj. Studime dhe raportime në media dëshmojnë për një situatë të vështirë të komunitetit rom në fusha të tilla jetike si punësimi, strehimi, arsimi dhe shëndeti. Këto analiza tregojnë gjithashtu se kapaciteti kordinues dhe zbatues i institucioneve qëndrore dhe vendore është i pamjaftueshëm për tu përballur me shtrirjen dhe thellësinë e problematikave me të cilat ballafaqohet komuniteti rom.

Dekada Rome ndihmoi në zhvendosjen e çështjes rome nga periferia e largët në qëndër të ligjërimit të institucioneve publike në vende të ndryshme. Sidoqoftë, suksesi i zbatimit të prioriteteve të dekadës së përfshirjes së romëve varet mësëpaku nga retorika dhe ligjërimi dhe mësëshumti nga emancipimi, vullneti dhe kapaciteti i shoqërive dhe institucioneve për t’iu përmbajtur këtij angazhimi.


Po kështu në komunitetin rom ekziston opinioni që maxhoranca e shoqërisë nuk është e interesuar për të integruar këtë komunitet pasi ajo ushqen paraqykime të cilat pengojnë gadishmërinë e saj për të bërë një hap përpara në pranimin e komunitetit rom jo thjesht përmes politikave dhe programeve të qeverisë por edhe përmes komunikimit njerëzor, ndërveprimit social dhe bashkëpunimit të hapur në çdo fushë. Ky studim u zhvillua për të kuptuar më shumë rreth zbatimit të planit të veprimit të dekadës rome dhe situatës në të cilën gjendet komuniteti rom në Shqipëri vetëm 3 vjet larg përfundimit formal të këtij angazhimi ndërqeveritar.

 Ky studim, duke ndërthurur metodat cilësore dhe ato sasiore depërton thellë si dhe shtrihet në gjerësi për të kuptuar më mirë gjëndjen e komunitetit rom në prespektivën ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe të strehimit, shkallën e kënaqësisë së tyre përkundrejt shërbimeve publike si dhe nivelin e aksesit në marrjen e këtyre shërbimeve.

Chorori Media

Tuesday, March 28, 2017

Rikthehet GuGu !

GuGu, këngëtarja sensuale vjen me një klip të ri muzikor të titulluar “Back Again” ku shfaqet me një stil Rap music . Duket një stil i cili i përshtatet këngëtares, por kjo mbetet të gjykohet nga publiku . Gugu këtë videoklip e ka realizuar nga Star Production, teksti nga Fatjon Memini dhe me muzikën nga i riu i talentuar Samuel Kodra . Risi e re nga Gugu, është se ka hapur kanalin e saj personal Gugu official,  ku çdo muzikë e saj do të publikohet në këtë kanal muzikor .   


kliko këtu për të parë klipin

Monday, March 13, 2017

Almejda, Rihanna shqiptare !

Almejda, vajza e re nga Tirana e cila ka realizuar klipin e saj të parë me titullin “Bad Girl” .

Almejda, vjen nga një familje muzikantësh dhe dëshira e saj është që të përfshihet në sa më shume evente muzikore pasi ajo e ndjen veten gati për të performuar në çdo skenë .

Ajo është e lindur për muzik, madje shprehet se ka filluar të ndjejë ritmin që kur ka filluar të belbëzojë, ndërsa  rrymat që preferon më shumë janë Hip hop dhe RNB.

 Këngetarja e re pyetur nga Chorori Media se kush këngëtare e frynëzon më tepërmi, ajo shprehet se Rihanna është këngëtarja e saj e preferuar por dhe këngëtarë të tjerë si  Beyoncé apo Adele .

Planet e saj për të ardhmen janë që të krijojë muzik të kohës dhe me kualitet, Almejda manaxhohet nga Xoxo & Marco ku këta të fundit kanë asistuar në realizimin e klipit të ri “Bad Girl” .

Almejda, ka konkuruar në këngën magjike 2017, dhe dëshira e saj është që të marri pjese në sa më shumë evente dhe të ketë sa më shumë bashkëpunime me artistë shiqptar .  

Wednesday, March 8, 2017

Lajm i keq për të gjitha femrat qejflie !

Një vitë më parë, në club-et e natës, dita e 8 Marsit është shndërruar në ditë striptizmi ku femrat shqiptare kalojnë kufijtë për të parë meshkuj të zhveshur pa komplekse . Urojmë të mos kthehet në traditë erotike kjo ditë, dhe të mos përsëritet më .

Chorori Media ka kontaktuar disa Club-e në Tiranë dhe nga informacionet që kemi, nuk do të ketë asnjë aktivitet erotik. Një nga personat në komunikim telefonik tha : “jo nuk ka striptizëm për 8 Mars në club-in tonë, nuk bëjmë kështu gafash” .

Të gjithë femrat e qejfit të cilat duan ta kthejnë këtë ditë në lojra pornografike,  do të jenë mërzitur pasi këtë 8 Mars nuk ka striptistë afrikanë dhe kubanez .

  

Saturday, February 11, 2017

Të pëlqen modelingu ? Dërgoni fotot tuaja tek "Bota e modes Tirana Albania"

Bota e modes Tirana Albania - Bota e Modës dhe e Vip-ave Shqiptare, gjithashtu ftojmë këdo të ri që i pelqen modelingu të na kontaktojë për të promovuar veten në këtë fushë. 

Dërgoni fotot tuaja vajza dhe djem për të promovuar veten tuaj në fushën e modes. Presim foto amatore dhe profesionale. Për fotot më të pëlqyera do të krijohen edhe albume që më vonë do t'ju shërbejnë juve për botën e modelingut.


Mandi Nishtulla në gjendje të dehur në emisionin Zone e Lirë (Video)

Mandi Nishtulla, emri i vërtetë i të cilit është Mandi Elmazi, i njohur për muziken Orient-Tallava, ka habitur të gjithë mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ishte ftuar nga Arjan Çani për promovimin e një videoklipi të ri, pasi ishte i dehur.
Çani ndërkohë që po zhvillonte intervistën me këngëtaren biseksuale Gugu, Mandi ka ndërhyre në çdo moment, duke mos e lënë drejtuesin të vazhdojë emisionin.

Ndërhyrjet e Mandit ishin aq të shpeshta sa e kanë bërë Çanin që herë pas herë të dalë jashtë skenarit të emisionit, duke u munduar të mbajë nën kontroll Mandin, i cili siç duket ka shkuar në emision i bërë pishëm, edhe pse e mohonte  ketë kur e Çani e pyestë . 

Tuesday, February 7, 2017

Ja kush është gazetarja më sexy në Shqipëri ! (FOTO)

Ajo nuk është shumë e njohur në mediat shqiptare, por fotot e saj tregojnë format tërheqëse që mund të bëjë për vete ç’do person . Bëhet fjalë për Istriva Gava, vajza nga Elbasani e cila bën pjesë në fushën e medias . Në profilin e saj facebook, tregon foto modeste dhe profesionale por të dyja versionet janë tepër magjepse ku tregohet trupi sensual i gazetares Istriva Gava, nëpërmjet fotove ajo mund të sfidojë dhe modelet . Por pak e njohin dhe po bën bujë në portalet shqiptare . Edhe pse e re, pritet që të hyjë shpejt në botën e Show Biz-it .

O.SH

















Premiera e filmit “Our Roma Heroine” në ambjentet e Kongresit Rinor Kombëtar

Tashmë pas disa ditësh pritje u shfaq filmi me metrazh të shkurtër “Our Roma Heroine.” Grupi Our Roma Hero, të cilët janë shpallur fitues në...